Urime LDK, urime Kosovë – djep i lirisë!

Sot të gjitha udhët qojnë në Prishtinë, për t’i dhënë udhë Rruges së Re për Kosovën.

Misioni fillestar i Atit themelues të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sot ri-merr udhë me Rrugën e Re për Kosovën, nga trashegimtarët e këtij misioni në LDK, për t’a finalizuar e kurorëzuar atë si projekt dhe mision historik-nacional:

“Kosova e pavarur, e integruar n’BE dhe NATO, dhe n’miqësi të përhershme me Amerikën”.

355 Delagatët e Kuvendit të X të LDK-së nga të gjitha anët e botes, nga përbërja e vet, zgjedhin Liderin e ri, strukturën organizative dhe forumet e partisë për mandatin e ardhshëm 4 vjeqar.

Liderja – LDK zgjedhë Liderin dhe Lidershipin për vete dhe t’ardhmen e Kosovës.

Projektuesit e Rruges së Re për Kosovën, marrin bekimin në Kuvendin e X të LDK-së, dhe më pas në Konventën Programore të  saj, nis “Rruga e Re” për Kosovën !

Konventa programore, platformë unike nacionale për Kosovën, ma e madhja dhe ma e mira në gjithë historinë e Kosovës.

Zot bekoje LDK-në, siq bekoj ajo Kosovën me projektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në krye ma Atin themelues të shtetit të Kosovës, presidentin historik Rugova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haaland në dyshim për sfidën ndaj Liverpoolit për shkak të lëndimit

Story i radhës

Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

Të fundit nga