Avokati Tomë Gashi ka ironizuar në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Gashin, në një status në Facebook me ironi i”nskenoi” një gjarje sikur Asociacioni i komunave serbe të ishte pranuar sot.
Ky reagim i Gashit erdhi pas deklaratave të shumta dhe hamendësimeve se kryeministri Albin Kurti i ka zbutur qëndrimet e tij lidhur me asociacionin.
“Albini u dorëzua – i pranoi kërkesat e Vuçiqit! 😜
Sot, pas Mitrovicës së Veriut, asociacionit të komunave te Kosoves iu bashkuan edhe Leposaviqi e Zubin Potoku.
Deri ne takimin e radhës ne Bruksel, garant edhe Zveçani do t’i bashkohet këtij asociacioni.
Urime, Kosovë! Bravo, Albin!”, shkroi ai.
Ndryshe, takimi i sotëm (14 shtator) në Bruksel ka rezultuar pa sukses.