Urim nga Xhaferi me rastin e 24 Majit – Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi

May 24, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e festës së sotme – 24 maj, Dita e iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, duke shprehur besim se edhe rruga e vendit tonë do të jetë e ndritur siç është edhe vepra e tyre.

“Shprehja e respektit të denjë ndaj personalitetit dhe veprës së tyre si themelues të letërsisë dhe shkrim – leximit sllav është detyrë dhe kënaqësi e secilit që e di rëndësinë dhe domosdoshmërinë e shkrim-leximit të çdo individi dhe bashkësie. Është investim në ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë, shtetit të avancuar dhe ardhmërisë së sigurt për gjeneratat e ardhshme. Në këtë kohë kur për çdo ditë ballafaqohemi me sfida të cilat ndikojnë mbi rregullshmërinë dhe cilësinë e procesit arsimor, duhet ta kemi para vetes fotografinë e madhe dhe vizionin e qartë për atë se ku duam dhe si duam të arrijmë deri te qëllimi i fundit, respektivisht me punë të përkushtuar dhe angazhim të pa rezervë të të gjithëve që janë pjesë e procesit arsimor, nxënësit, punonjësit arsimor, institucionet arsimore dhe kuptohet, ligjvënësit. Të krijojmë kushte të volitshme dhe motivim që secili të japë më të mirën nga vetja për më të mirën nga të gjithë ne, për ardhmërinë e rinisë sonë dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Xhaferi në urim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëfimi i Saranda Dacit, nga Superliga e Turqisë deri te synimet me Kosovën

Story i radhës

LSDM: Përmes “TVSH-ja Ime” qytetarëve u janë kthyer 8 milionë euro

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë