urdherojne krime nga burgu spak po shqyrton kerkesat per te mbyllur ne 41 biss dhe 6 te denuar 67fa4789af05d

Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

April 12, 2025
1 minut lexim

SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.

Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.

Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.

Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.

Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.

SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.

SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perurohet pike kalimi i perbashket kufitar hani i elezit bllace kurti do te lidhen edhe me shume dy shtetet tona 67fa422a77fcf
Story i mëparshëm

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

krasniqi vuciqi e ka kopjuar modelin e millosheviqit per perdorimin serbeve te kosoves ky eshte paralajmerimi i tij 67fa50e75a85d
Story i radhës

Krasniqi: Vuçiqi e ka kopjuar modelin e Millosheviqit për përdorimin serbëve të Kosovës – ky është paralajmërimi i tij!

Të fundit nga

ShkoLartë