Uragani Helene është përforcuar dhe ka lënë së paku tre persona të vdekur. Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në shtetin e Georgias.
Një tjetër person humbi jetën në Florida, pas shembjes së një tabele rruge. Më tepër se 1.3 milionë shtëpi ose banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërsa, edhe në Georgia, mbetën pa energji 172 mijë banesa.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në shumicën dërrmuese të qarqeve të Floridës.
Burimi: botasot.info