Uplift Western Balkans në finalen Central European Startup Awards krahas akseleratorëve më në zë të Evropës Qendrore

May 4, 2022
min lexim

Akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans është përzgjedhur finalist në kategorinë “Best Accelerator/Incubator Program” nga Central European Startup Awards.

Themeluar në 2019-ën nga ICTSmedia dhe SOVVA, Uplift Western Balkans është akseleratori më në zë në Ballkanin Perëndimor duke afruar startupe nga Shqipëria dhe rajoni.

Lançuar në 2014-ën, Central European Startup Awards është shtrirë në 18 vende Evropiane përfshirë Ballkanin Perëndimor si Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Në edicionin e kaluar në Central European Startup Awards kanë mbërritur mbi 5,500 nominime nga startupe, në themelues të suksesshëm të cilët demonstrojnë impaktin social që inovacionet e tyre kanë arritur.

Për të inspiruar, simuluar dhe njohur arritjet e sipërmarrëseve dixhitalë, CESA ka arritur të lidhë së bashku komunitetin entuziastë të startupeve me një ekosistem mbarë Evropian.

Nominimi i Uplift Western Balkans në finalen e CESA është vetëm hapi i parë drejt Global Startup Awards. Një panel jurie përzgjedh të gjithë startupe, akeleseratorët, themeluesit të cilët arrijnë finalen ndarë në disa kategori e ndër to edhe kategoria e “Akseleratorit/Inkubatorit më të mirë” të cilët mund të grumbullojnë një votë publike e cila është e barabartë me votën e një anëtari jurie.

Për të votuar Uplift Western Balkans, që përfaqëson Shqipërinë mes 18 vendeve të ndryshme Evropiane, ju ftojmë të klikoni këtë lidhje: https://fal.cn/3obsx Votimi publik mbyllet më 15 Qershor duke i paraprirë finales së CESA.

Fituesit e Central European Awards do të shkojnë në finalen e Global Startup Awards që synon të identifikojë startupet, individët, aktorët e ekosisteimit, akseleratorët apo hapësirat co-working më të mira në 124 vende të ndryshme të botës.

I ndarë në katër faza të ndryshme, GSA fillon me nominimet publike, më pas zgjedhja e finalistëve rajonalë, votimi publik i fituesve rajonalë dhe në fund përzgjedhja e fituesve globalë.

Global Startup Awards është ekosistemi më i madh konkurrues i pavarur i startupeve në botë me shtrirje në 3 kontinente me misionin për shpërblyer me çmime të ngjashme me Oskarin e ekosistemit të startupeve.

Uplift Western Balkans mbylli programin e tretë të akselerimit në Janar të 2022 dhe prej tre vitesh synimi i këtij programi është për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor.

Edicioni i tretë erdhi si një bashkëpunim mes SOVVA, ICTSmedia, VentureUP, ICANN dhe SlovakAid, një nismë ku të gjithë, startupet, ekosistemi, vendet e Ballkanit Perëndimor janë investuar e qindra mijëra inspiruar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaferi: Nëse bllokohet Kuvendi nuk do të bëj luftë, do të veproj sipas Rregullores

Story i radhës

ASH ia ‘kthen’ shpinën VMRO-së?

Të fundit nga

ShkoLartë