​UP-ja do të mbështes financiarisht studentët me nevoja të veçanta

July 1, 2024
min lexim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ndër universitetet e para në Ballkan që në kampusin e saj ka inauguruar Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta.

E për këta studentë të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara UP-ja ka bërë thirrje për mbështetje financiare deri në 450 euro.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Njomza Llullaku ka thënë se krejt çka nevojitet për përfituesit e bursës është dëshmia se janë student të UP-së dhe se kanë nevoja të veçanta. Ndërsa, nota mesatare sipas saj nuk do të shikohet fare.

Llullaku, tregon edhe pajisjet që janë vendosur në këtë qendër. Derisa fton të gjitha universitetet publike e private që të hapin qendër për studentët me aftësi të kufizuara.

Llullaku: Çka nevojitet është të dëshmohet se janë student të UP-së dhe që kanë nevoja të veçanta

“Jemi të parët në Ballkan që kemi hapur qendrën për studentët me nevoja të veçanta në kapmusin e Universitetit të Prishtinës..1:26 Ne e kemi hapë thirrjen, për bursa për studentë me nevoja të veçanta. Ky është një veprim afirmativ i UP-së, është special për një grup të studentëve, çka nevojitët është të dëshmohet se janë student të UP-së dhe që e kanë një nevojë të veçantë, nuk shikohet nota mesatare. .4:00 Në bashkëpunim me UNDP-në, forumin e aftësive të kufizuara dhe me zyrën e Zëvendëskryeministrit Bislimit, kemi hapur këtë qendër. Qendra ka aparaturën më të re dhe është e shtrenjtë sepse i ka specifikacionet… Secili student ka pasur mundësi me marr një diktafon. Ka që e zmadhon të pamurit dhe elemente të tjera. Një element shtesë është audio-box, UNDP na ka mundësuar 25-së licenca për tre vite ku quhet audio-libraria dhe u jepet studentëve me nevoja të veçanta, ku kanë qasje me dëgjua çfarëdo libri shqip apo anglisht pa pagesë”, ka thënë Llullaku.

Studentët e këtij universiteti të cilët jetojnë në qytete të ndryshme, kanë kërkuar nga universiteti që të realizohet edhe transporti.

Llullaku, është shprehur se do të mundohen ta realizojnë edhe këtë kërkesë.

Llullaku: Kërkesën për autobusë do të mundohemi ta realizojmë

“Kemi informata të studentëve që thonë shumë kisha pas qejf që të ketë një autobus prej stacionit të autobusëve me ardhë në ligjëratë. Edhe kjo nuk është ndonjë vështirësi shumë e madhe për cilindo universitet edhe këtë do të mundohemi ta realizojmë”, ka shtuar ajo.

Risi tjetër në Universitetin e Prishtinës sipas prorektores Llullaku do të jetë edhe vendosja e linkut në faqen e studentëve ku mund të deklarojnë ngacmimin seksual.

Llullaku tha se në muajin shtator të këtij viti faqja zyrtare e UP-së do të publikoj hulumtimin që e ka bërë, mbi perceptimin e studentëve në raport me ngacmimin seksual.

Përpos këtyre, UP-ja, ka filluar të kryej edhe praktika me pagesë për studentët e saj.

Llullaku: UP-ja në SEMS ka një link ku automatikisht mundesh me deklaru ngacmimin

“Universiteti i Prishtinës në SEMS e ka një link ku automatikisht mundesh me deklaru ngacmimin apo ngacmimin seksual. E ke broshurën se si bëhet ajo dhe ke Këshillin e Etikës. Gjithashtu, kemi bërë sesione informuese me studentë edhe kemi bërë një hulumtim i cili do të del në shtator, mbi perceptimin e studentëve në raport me ngacmimin seksual”, ka vijuar Llullaku.

Para disa muajve, 27 studentë të UP-së janë ankuar në profesorin e matematikës Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Protestat e studentëve kanë bërë bujë të madhe në të gjithë vendin dhe i njëjti është pezulluar nga puna.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kadare ndau epokën”, Çupi: Ditë tronditëse për shqiptarët, kur udhëtuam në SHBA ishte shumë i shqetësuar për kombin

Story i radhës

Izraeli liron drejtorin e spitalit Al-Shifa dhe dhjetëra të burgosur

Të fundit nga

ShkoLartë