UNT filloi iniciatovën për kthimin e elitës së migruar akademike

min lexim
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup zhvilloi për herë të parë iniciativën që ka për qëllim kthimin e mërgimtarëve shqiptarë me tituj akademikë në vendlindje. Iniciativa e UNT-së hapin e parë e realizoi përmes Tryezës së rrumbullakët ‘REVERSE BRAIN DRAIN’ (Kthimi i trurit në vendlindje) ku morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof.Dr. Jeton Shaqiri dhe ministri i Administrates Publike dhe Shoqërise Informatike, Prof.dr. Admirim Aliti.
Në paraqitjen e tij,  rektori i UNT-së Prof.Dr. Izet Zeqiri informoi se ikja e trurit është pjesë e ikjes së përgjithshme të qytetarët, ndërsa arsyet janë jo ekonomike, të kushtëzuara nga arsyet politike, individuale – psikologjike, familjare, shëndetësore, klimatike etj, dhe e gjithë kjo ikje imponon ngadalësim të zhvillimit ekonomik.
‘Nëse vitet e fundit siç thuhet janë larguar 2000 mjekë nga vendi, kurse shkollimi për mjekësi i kushton mesatarisht rreth 50.000 euro shtetit, atëherë humbjet tona vetëm te mjekët janë 100 milion euro.  Ne investojmë në arsimimin e kuadrove tona dhe vendet tjera i marrin të shkolluar. Kostoja mesatare e shkollimit është 28.934 euro në Maqedoni, 10 herë më ulët se në Gjermani kurse Gjermania përfiton shumë nga kuadrot tona të shkolluara’ tha rektori Zeqiri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për ikjen e trurit dhe heshtim. Këtë heshtje e theu UNT dhe rektori Zeqiri, andaj ministria do ta përkrah këtë iniciativë me gjithë kapacitetin e saj.
Neve në ministri jemi duke e përpiluar listën e të diplomuarve, të magjistruarve dhe të doktoruarve në 100 universitetet më të mira në botë, që janë përkrahur finansiarisht me bursa shtetërore, sepse humbja e vendit tonë nga migrimi i popullsisë është e madhe, për dallim nga shtetet e mëdha dhe të zhvilluara neve si vend i vogël dhe në zhvillim e sipër na ndikon shumë’, tha ministri Shaqiri.
Ministri i Administrates Publike dhe Shoqerisë Informatike,  Admirim Aliti duke përgëzuar UNT-në tha se shumë iniciativa të mëdha kanë filluar me debate të këtilla.
‘Nuk më ka rastisur të dëgjoj për një iniciativë të këtillë deri tani, të programuar si kjo e UNT-së. Përvojat e shteteve që kanë filluar iniciativa të tilla tregojnë suksese të mëdha, siç është rasti me Kinën dhe Indinë’, tha ministri Aliti.
Në tryezë u hap debat lidhur me iniciativën, ku morrën pjesë shumë profesorë, ndërsa u tha se nga shkaqet kryesore të ikjes së trurit në Maqedoninë e Veriut janë papunësia dhe kohëzgjatja e papunësisë.
Në Maqedoninë e Veriut janë gjithsej 147.917 të pa punësuar, prej të cilëve 2.625 presin për punë 2 vjet, 13.874 presin 3 vjet dhe 75.589 të papunësuar presin për punë 4 e më shumë vjet, ndërsa janë 22.351 persona me arsim të lartë të cilët presin gjithashtu me vite për punësim.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asllani pritet të zyrtarizohet tek Interi

Story i radhës

Nuredini: Bizneset duhet të jenë drejtues në tranzicionin energjetik të rajonit

Të fundit nga