Gjatë këtij viti në UNT janë realizuar mbi 60 takime zyrtare ndërsa universiteti është promovuar në 40 shkolla të mesme në vend.
Kuvendi miratoi propozimin tonë për hapjen e tre fakulteteve të reja, dhe atë fakulteti juridik, fakulteti ekonomik dhe fakulteti i shkencave humane.
UNT ka shënuar ditët ndërkombëtare në bazë të kalendarit të OKB-së, dhe shumica prej tyre përmes aktiviteteve në bazë të natyrës së ditës.
Për herë të parë UNT zhvilloi ditët e karrierës ku morrën pjesë 27 kompani afariste.
UNT regjistroi numër rekord të studentëve, gjithsej 760 student të rinjë në vitin akademik 2022/2023, duke rritur numrin e përgjithshëm në 3700.
Pas marrjes nën pronësi të tokës prej 5000 metrash katrorë në Kazermën Ilinden, me gjashtë godina ekzistuese , u arrit nënshkrimi i marrëveshjes për renovimin e plotë të godinës prej mbi 3000 metra katrorë do të shërben për zhvendosjen e një numri të madh studentësh nga dy objektetet e përkohshme të universitetit.
UNT përgatiti projektin final kampusit të ri, një projekt impozant, që do ta ngrit cilësinë e shërbimeve shumë lartë.
UNT këtë vit hapi dyert për 17 ligjerues nga jashtë, të gjithë pa përjashtim njerëz me bagazh dhe të arritur, duke kontribuar kështu edhe në drejtim të krijimit të konkurencës pozitive mes stafit akademik.
UNT realizoi trajnim tre ditor për punonjësit e universitetit.
UNT themeloi Zyren për cilësi të arsimit, shtoi programet studimore.
UNT-së pas promovimit të ofertës akademike, u mbështet me gjithsej 58 bursa studentore, dhe atë nga MEPSO, Komuna e Çairit dhe nga AEK.
UNT këtë vit ka zhvilluar 3 konferenca ndërkombëtare, 4 tryeza të rrumbullakta dhe 14 vizita studimore të studentëve.
Stafi i UNT-së ka zhvilluar trajnim tre ditor.
UNT u rangua nga vendi 13138 në rang botëror, në vendin e 7623, në bazë të web faqes webometric.
UNT menaxhoi me 7 projekte ndërkombëtare, 4 aktive dhe 3 projekte të implementuara. Si dhe 22 aplikime në projekte me impakt ndërkombëtar.