​UNMIK u shpreh mirënjohje kampionëve vendorë që kundërshtuan ndasitë për të ndërtuar unitet

min lexim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, përgëzon kampionët e ndërtimit të paqes nga të gjitha komunitetet e Kosovës, të cilët qëndrojnë kryelartë dhe të bashkuar në dhënien e kontributit për një paqe të qëndrueshme dhe ndërtimin e shpresës për të ardhmen.

“Përkundër narrativave të ndara dhe vështirësive socio-ekonomike, partnerët tonë vendorë punojnë pa pushim në bashkimin e komuniteteve të Kosovës. Këtë e bëjnë përmes gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta, duke krijuar kështu miqësi që shkojnë përtej kufijve të përkatësisë etnike dhe konfliktit,” tha PSSP Ziadeh.

Sot, UNMIK-u u shpreh mirënjohje këtyre kampionëve të ndryshimit duke sjell tek ju disa nga tregimet e tyre, siç është storja e vajzave të reja nga komunitetet dhe komunat e ndryshme, të cilat thyen stereotipet duke u shndërruar në yje të futbollit; një libër dygjuhësh për fëmijë që feston diversitetin dhe veprime kundër ndryshimeve klimatike; fqinjët e komuniteteve të ndryshme që përkrahin njëri-tjetrin përkundër shqetësimeve të kamotshme; ekipi i vajzave dhe grave që punojnë me të mbijetuarit/at e dhunës seksuale; lidhjet e krijuara mes artistëve; ekipi shumetnik i astronomëve që ia dha Kosovës observatoriumin e saj pas 35 vitesh; të rinjtë romë që aspirojnë përmirësimin e përfaqësimit në media dhe luftojnë keqinformimin dhe shumë e shumë të tjera.

Përmes këtij aktiviteti të intensifikuar ndërmjet njerëzve dhe promovimit të dialogut ndërkomunitar në terren, UNMIK-u vazhdon me përkrahjen e përparimit në diskutimet e nivelit të lartë politik, posaçërisht në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në pesë vitet e fundit, ne kemi realizuar më shumë se 250 aktivitete programatike dhe projekte të ndërtimit të besimit në bashkëpunim me partnerët tonë implementues nga të gjitha komunitetet dhe komunat e Kosovës, duke kontribuar kështu me mbi 12 milionë $ në iniciativa të ndryshme të ndërtimit të besimit. Këto iniciativa në mes të tjerash janë fokusuar në fusha siç janë: shumëgjuhësia, qasja në drejtësi, sporti; mediat dhe adresimi i keqinformimit; TI-ja, arsimi, arti, të drejtat e njeriut, fuqizimi ekonomik, rinia; gratë, paqja dhe siguria; personat me aftësi të kufizuara dhe mjedisi.     

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk do të jetë aventura e tij e fundit me Portugalinë

Story i radhës

Tjetër protestë në Prishtinë, Shoqata Sindikale e diplomatëve parashtron 14 kërkesa për Gërvallën

Të fundit nga