Universiteti i Tetovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Kayseri nga Republika e Turqisë

min lexim

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Kayseri nga Republika e Turqisë, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe kërkimeve shkencore. Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit të Kayserit, Prof. Dr. Kurtuluş Karamustafa, të dy universitetet do të angazhohen për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kërkimeve shkencore, si dhe në fushat për të cilat palët nënshkruese do të bien dakord.

Marketing

 

Sipas marrëveshjes, bashkëpunimi parashihet që të përfshijë projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe pilot projekte, përfshirë edhe shkëmbimin e stafit hulumtues dhe mësimdhënësve, shkëmbimin e studentëve, organizimin e seminareve, konferencave, punëtorive të përbashkëta, si dhe shkëmbimin në sferën e botimeve shkencore dhe materialeve të tjera, për qëllime arsimore dhe kërkimore-shkencore.

 

Gjithashtu janë paraparë edhe vizita të stafit arsimor, për konsultime, leksione dhe planifikimin e projekteve; vizita nga stafi hulumtues dhe teknik për trajnime, studime pasuniversitare, apo pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kërkimore; shkëmbimin e studentëve të cikleve deridiplomike dhe pasdiplomike për trajnim praktik dhe pjesëmarrje në programet ndërkombëtare; nxitjen e kontakteve me shkencëtarë të shquar nga qendrat e tjera akademike në vendet përkatëse; nxitjen e kontakteve të përbashkëta me shkencëtarët në vendet e treta, për të marrë pjesë në projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë; mbështetje reciproke në planifikimin dhe implementimin e vizitave në vendet përkatëse.

Marketing

Story i mëparshëm

Finlanda kërkon mbi 50 mijë punëtor, ja kualifikimet e nevojshme

Story i radhës

Universiteti i Tetovës inauguroi Laboratorin hulumtues të Psikologjisë

Të fundit nga