universiteti i tetoves mori pjese ne konferencen vjetore te asociacionit te universiteteve evropiane 62739bba8ee3e

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

May 5, 2022
min lexim
1 3

Në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit në Hungari, më 28 – 29 prill 2022 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, me temë: “Vlerat universitare çfarë, pse dhe si”. Në këtë konferencë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga universitete të ndryshme evropiane, ndërsa Universiteti i Tetovës në këtë konferencë u përfaqësua nga kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përgjegjësja e Zyrës për menaxhim me cilësinë dhe evalvim, Doc. Dr. Sheruze Osmani, përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe përgjegjësi i Zyrës për Shkencë dhe Inovacione, Prof. Dr. Agon Memeti.

Kjo konferencë, për drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë nënkupton që vëmendje e veçantë duhet “i kushtohet mbrojtjes së vlerave, si liria akademike, autonomia universitare dhe liria  e shprehjes, në mënyrë që të mbeten mjedise që përcaktohen nga  liria e mendimit dhe e kërkimit. U konstatua se universitetet duhet të përqafojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore, të nxisin një kulturë të integritetit akademik dhe të angazhohen në partneritete që çojnë përpara objektivat e tyre strategjikë duke respektuar parimet dhe vlerat e tyre. EUA 2022 ofroi një platformë për të diskutuar se cilat vlera formësojnë misionet dhe objektivat strategjikë të universiteteve evropiane dhe se si këto vlera
ndihmojnë në udhëheqjen e aktiviteteve të tyre. Nëpërmjet sesioneve plenare dhe aktiviteteve të tjera, duke ofruar dhe njohuri mbi masat që universitetet mund të marrin për të siguruar që vlerat e tyre të kuptohen dhe të jetësohen.

Në qendër të vëmendjes së kësaj konference ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, ku u ofrua një pasqyrë se si pushtimi nga Federata Ruse po ndikon në universitetet e Ukrainës, masat e marra nga autoritetet ukrainase dhe komuniteti evropian i arsimit të lartë, duke u rikonfirmuar edhe një herë mbështetja për studentët dhe kolegët nga Ukraina.

Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 850 universitete. Ky
asociacion luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe ndikon në hartimin e politikave të BE- së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet dhe respektohet.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mozzik ironizon darken mes kurtit dhe vucic kane ngrene suxhuk bosnjeje 627395602df22
Story i mëparshëm

Mozzik ironizon darkën mes Kurtit dhe Vuçiç: Kanë ngrënë suxhuk bosnjeje

lsdm mickoski i merr urdherat nga gruevski po punojne per interesa te huaja 62739ef9d5cc0
Story i radhës

LSDM: Mickoski i merr urdhërat nga Gruevski, po punojnë për interesa të huaja

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë