Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

min lexim

Universiteti i Tetovës sot e shënoi 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Në nder të kësaj dite Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit tonë organizoi një ndeshje volejbolli në rërë. Në këtë sfidë u ndeshën dy skuadra në përbërje: Hamza Veseli, Flakron Gafuri, Mihaela Ristovska dhe Antonela Gjeorgjevska.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë drejtues tjerë të Universitetit, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Mr. Sc. Gëzim Sulejmani, si dhe përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaewon Oh, e cila u shpreh se është shumë e lumtur për organizimin e kësaj veprimtarie për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. “Ky manifestim është një përmbyllje e gjithë këtij aktiviteti që kemi zhvilluar për Shkollën verore 2022, me temë: “Të rinjtë për sundimin e ligjit”, me ç’rast kemi ngritur çështje vitale për shoqërinë tonë, si luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit dhe jam shumë e lumtur që po e përmbyllim me këtë manifestim kaq të rëndësishëm për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve”, tha përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaewon-Oh.

Kryetari i Senatit i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti theksoi se sot jemi mbledhur këtu për të shënuar një datë shumë të rëndësishme, 4 Korrikun që është Dita e Pavarësisë së Amerikës. “Shfrytëzoj rastin që në emër të udhëheqësisë së Universitetit gjithë popullit amerikan dhe shtetit Amerikan të ju urojmë këtë datë të rëndësishme dhe gjithashtu të ju dëshirojmë që ky bashkëpunim edhe me Universitetin tonë, por edhe me shtetin tonë, të vazhdojë në mënyrë progresive. Është një rast i veçantë dhe pikërisht për këtë arsye ne së bashku me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Parlamentin Studentor organizojmë këtë garë që tashmë është tradicionale disa vite me radhë. Po ashtu, jemi edhe në përfundimin e Shkollës verore 2022, të cilën e kishte organizuar Qendra për Paqe dhe Këndi Amerikan, që është tregues i një bashkëpunimi të ngushtë që kemi me Ambasadën e Amerikës, por edhe me gjitha programet të cilat realizohen në kuadër të saj, sidomos në sektorin e arsimit”, përfundoi kryetari i Senatit i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Për pjesëmarrësit në këtë ndeshje të volejbollit në rërë u ndanë certifikata nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaewon-Oh.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Propozimi i ri francez: Rama: Vëllezërit në RMV duhet ta pranojnë pa hezitim

Story i radhës

“Shpërthen” koronavirusi në Shqipëri, regjistrohen shifra alarmante!

Të fundit nga