Manchester Unitedi e ka futur në listën e shkurtër të dëshirave mbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae.
Përfaqësuesi i Koresë së Veriut ka shkëlqyer për napolitanët në pjesën e parë të stinorit.
Ai raportohet të ketë një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e për të cilën janë alarmuar edhe top klubet tjera evropiane.
Ish-ylli i Fenerbahçes erdhi në Itali këtë verë, duke e zëvendësuar Khalidou Koulibalyn që kishte shkuar në drejtim të Chelseas.