Reparti i mbrojtjes është ndër të parët ku do të intervenohet nga Erik ten Hag.
Trajneri holandez, Erik ten Hag do të marrë drejtimin e Man United pas fundit të këtij sezoni dhe pritet të bëjë disa ndryshime.
Në Angli bëjnë të ditur se Ten Hag do të bëjë së paku një lëvizje në qendër të mbrojtjes.
Thuhet se Manchester United si dëshirë kryesore kanë anëtarin e Villarreal, Pau Torres.
Torres ka bërë paraqitje të mira me Villarreal, por merr minuta edhe me kombëtaren e Spanjës.
Ai luan mirë me topin dhe është një profil që mund t’i përshtatet trajnerit të ri të United.