United përfundon blerjen e Onanës

Andre Onana mund të konsiderohet si lojtar i Manchester United. Portieri pritet të udhëtojë menjëherë në qytetin anglez për të nënshkruar kontratën dhe të udhëtojë me delegacionin e ekipit drejt SHBA-ve të mërkurën e ardhshme.

Mbetet vetëm të kontrollohen disa detaje financiare, që kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës së parave.

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano, transferimi duhet të konsiderohet i dhënë, ndërsa Erik Ten Haag ka telefonuar portierin 27-vjeçar për të verifikuar se gjithçka është nën kontroll, për të përfunduar transfertën.

Për sa i përket pjesës financiare, “djajtë e kuq” do të duhet të depozitojnë 50 milionë euro dhe pesë të tjera si bonus

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rreziku nga zjarret, Ministri Peleshi kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Story i radhës

I riu e grabiti dhe përdhunoi të dashurën, 49 vjeçari kishte vetëm një ditë që jetonte në banesën me qira

Të fundit nga