​United nuk do ta shkarkojë Ten Hagun

Siç bëhet e ditur nga “MailSport”, Erik Ten Hag si duket e ka punën e sigurt te Manchester United, të paktën deri pas finales së FA Cup.

Bëhet e ditur se krerët e United nuk do ta shkarkojnë Ten Hagun para finales së këtij muaji të FA Cup.

Tekniku holandez është nën presion te “Djajtë e Kuq” për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon, dhe thuhet se në fund të këtij sezoni ai do të largohet nga United.

Manchester United momentalisht gjendet në pozitën e tetë të tabelës së Premier Ligës me 54 pikë të arkëtuara, 13 sosh larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe dy pikë larg vendit të gjashtë që siguron plasmanin në Ligën e Konferencës. 

Story i mëparshëm

Romeo dhe Erjola të lidhur jashtë? Donaldi zbulon si qëndron e vërteta

Story i radhës

Kina dhe Serbia, vend kandidat për në BE nënshkruajnë 29 marrëveshje

Të fundit nga