United ka shpresa për Martinez, tërhiqet Arsenal

1 minut lexim

Manchester United mund të shpresojë nëse kërkon për ta blerë mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, me De Telegraaf që ka raportuar se Arsenali po shikon mundësitë të “tërhiqet” nga një marrëveshje 

Kjo do të lironte rrugën për Djajtë e Kuq që të investojnë më shumë në talentin 24 vjeçar argjentinas. 

Arsenali janë të interesuar për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez gjatë kësaj vere, ku më së pari për të kishin raportuar The Athletic. 

Oferta e parë e Arsenalit prej 25 milionë funte u tha se është refuzuar për transferin e mundshëm të 24 vjeçarit. 

Por, tani rritja e çmimit të Ajaxit për të thuhet se ka bërë që Arsenali të tërhiqet në kërkesën e tyre për shërbimet e tij dhe këtë me sa duket do ta shfrytëzojë Manchester United. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqetësimet e privatësisë, TikTok kalon të dhënat e përdoruesve Amerikanë në serverët e Oracle

Story i radhës

Bilanci i COVID në vend, MSH: Asnjë humbje jete, 35 raste të reja në 24 orët e fundit

Të fundit nga