United i plotëson dëshirën e madhe Ten Hag

July 17, 2022
1 minut lexim

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Lisandro Martinez. “Djajtë e Kuq” fituan rivalitetin me klubet e tjera dhe bindën Ajax për të lënë të lirë qendërmbrojtësin argjentinas për 55 milionë euro.

24-vjeçari, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë e mesfushor shkatërrues, ishte një kërkesë e trajnerit Ten Hag, i cili e njeh dhe e vlerëson shumë, pasi kanë punuar së bashku te kampionët e Holandës.

Martinez do të jetë pjesë e United për pesë vitet e ardhshme. Ai është kthyer në mbrojtësin më të shtrenjtë argjentinas, teksa është përfshirë edhe në dhjetë mbrojtësit më të shtrenjtë në histori.

“United është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajax për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez, i cili i është nënshtruar testeve mjekësore dhe kërkesës për vizë në Mbretërinë e Bashkuar”, lexohet në postimin zyrtar të klubit ishullor.

Martinez debutoi në marsin e vitit 2019 me kombëtaren argjentinase, fanellën e së cilës e ka veshur shtatë herë deri tani. Ai është afrimi i tretë tek United pas Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protokolli dypalësh, Petkov: Nënshkrimi, fundi i një procesi të rëndë

Story i radhës

Kaos me avionët/ Qindra fluturime të anuluara sot në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë