United i ofroi më shumë miliona, por Rudiger zgjodhi Realin

1 minut lexim

Antonio Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi gjerman ka zgjedhur të vijojë karrierën te Real Madrid.

Antonio Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi gjerman ka zgjedhur të vijojë karrierën te Real Madrid.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë arritur një marrëveshje me agjentin e 29-vjeçarit deri në verën e vitit 2026. Një nga klubet që ishin në garë për Rudiger ishte edhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” i ofruan një pagë prej 10 milionë eurosh, që ishte edhe propozimi më i mirë, por Rudiger refuzoi klubin e Premier League.

Shkaku? Lojtari i kombëtares gjermane e ka ndarë mendjen për të mos luajtur për asnjë klub tjetër anglez, në shenjë respekti për tifozët e Chelsea.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alajdin Ismani braktis ASH-në,ishte ndër themeluesit e saj

Story i radhës

Ky është rreziku i fshehtë pas thonjve me xhel, për të cilin nuk flet askush

Të fundit nga