United dëshiron të largojë gjashtë lojtarë nga skuadra

1 minut lexim

Gjiganti anglez, Manchester United, po përgatitet para fillimit të sezonit 2022/23, ku deri tani ka transferuar mesfushorin, Christian Eriksen dhe mbrojtësit Lisandro Martinez e Tyrell Malacia.

Po ashtu, United po vazhdon të jetë pjesë e sagës më të gjatë të kësaj vere, ku po e kërkon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong, por që ky i fundit po e refuzon kalimin në “Old Trafford”.

Ndërkaq, “Djajtë e Kuq” deri tani kanë larguar disa emra të njohur nga skuadra si Edinson Cavani, Lee Grant, Jesse Lingard, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Paul Pogba.

Po ashtu, tani thuhet se gjiganti anglez dëshiron të largojë edhe gjashtë lojtarë nga skuadra deri në fund të këtij afati kalimtar veror të transferimeve.

Emrat më të përfolur për tu larguar janë Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Axel Tuanzebe, Ethan Laird dhe Phil Jones. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U përball me atë që nuk e priste, reagon Aurela Gaçe

Story i radhës

“Më mbajti peng dhe më përdhunoi”, autori mohon akuzat e 30-vjeçares dhe zbulon se kishin histori dashurie, flet burri i saj

Të fundit nga