Unioni Afrikan bën thirrje për bashkëpunim për paqen e kontinentit

Komisioneri i Unionit Afrikan për çështjet politike, paqen dhe sigurinë, Bankole Adeoye u ka bërë thirrje liderëve afrikanë të bashkëpunojnë për paqen e kontinentit, transmeton Anadolu.

Adeoye foli në takimin e mbajtur me ministrat e Mbrojtjes së vendeve afrikane në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

Duke folur për paqen dhe stabilitetin në Afrikë, Adeoye vuri theksin se për këtë duhet të sigurohet bashkëpunim gjithëpërfshirës, harmoni dhe koordinim.

Në rajone të ndryshme të kontinentit përjetohen probleme të terrorizmit, luftëra të brendshme, kryengritje dhe të sigurisë kufitare, njoftoi Adeoye, duke thënë se përveç kësaj ndryshimet klimatike dhe problemet sociale dhe ekonomike dëmtojnë paqen në kontinent.

“Për të siguruar paqen dhe për të gjetur zgjidhje efektive kundër sfidave në kontinent, nevojitet koordinim, harmoni dhe vendosmëri në nivelin më të lartë”, deklaroi Adeoye.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed duke folur si pritës i këtij takimi, nënvizoi se Afrika është rajon i pasurive dhe tha se “Paqja dhe siguria janë çështje parësore për të konkretizuar pasurinë e Afrikës”.





Story i mëparshëm

Osmani – Mostar: Takime me kryetarë komunash dhe përfaqësues të sektorit civil që punojnë në projekte të mbështetura nga OSBE

Story i radhës

Nesër zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye, mbi 64 milionë qytetarë me të drejtë vote

Të fundit nga