uniformat shqip ne polici mickoski kovacevski mundet edhe ne balle te vendos tatuazh dygjuhesh nuk me befason 62310b2ddf672

Uniformat shqip në polici, Mickoski: Kovaçevski mundet edhe në ballë të vendos tatuazh dygjuhësh, nuk më befason

March 15, 2022
1 minut lexim

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar vendimin e Qeverisë që të ndryshojë Dekretin për uniformat dhe simbolet, me të cilat tani, uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Ai thotë se nuk është i befasuar nga ky veprim i Qeverisë Kovaçeskit, madje duke ironizuar ka thënë se ai, pra kryeministri Kovaçevski “mund edhe në ballë të shkruaj tatuazh në dy gjuhë, tre apo katër”.

Unë do të isha befasuar nëse do të sillnin fabrikë të re, të krijonin vende të reja të punës, të kishte rritje ekonomike, të kishte më tepër para. Të mos kishte skandale, kjo do të më kishte befasuar, nëse do të kishin bërë diçka të mirë. Sa autobusë sot i penguan të largohen nga Strumica, Vinica, Tetova dhe Gostivari? Të rinj të cilët largohen nga shteti, kjo mua më intereson, të kemi fabrikë të re e cila hap 500-600 vende të reja të punës”, ka thënë Mickoski në Kanal5, transmeton SHENJA.

 

 

 

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti edhe nje detyre e kryer me sukses 62310a08acf22
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Edhe një detyrë e kryer me sukses

duka ti perqendrojme te gjitha energjite ne zhvillimin e futbollit 62310b6ac4a39
Story i radhës

Duka: T’i përqendrojmë të gjitha energjitë në zhvillimin e futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë