UNICEF: 10 milionë fëmijë në Pakistan kanë nevojë për ndihmë urgjente

October 7, 2022
1 minut lexim

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se rreth 10 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente në Pakistan ku katastrofa e përmbytjeve vazhdon ndikimin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdullah Fadil, përfaqësuesi i UNICEF-it për Pakistanin, në një konferencë javore për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli mbi situatën shëndetësore të fëmijëve në vend pas përmbytjeve.

“Rreth 10 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe shpëtim jete. Mund të humbasim më shumë fëmijë nëse në javët e ardhshme nuk merren masa urgjente”, tha Fadil i cili rikujtoi se për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën 615 fëmijë.

Në vendet e përmbytjeve, fëmijët ndodhen afër ujërave të helmuara dhe me sëmundje, tha Fadil duke shtuar se kanë shqetësime për përhapjen e sëmundjeve epidemike në këtë rajone.

Ai tha se në rajonet e prekura nga përmbytjet kanë dërguar 10 milionë dollarë dhe 145 tonë ndihma humanitare.

“Si UNICEF kemi përditësuar shumën e fushatës së ndihmës për Pakistanin duke e rritur atë në 173.5 milionë dollarë, por deri më tani është financuar vetëm 13 për qind e kësaj shume. Po përfundon koha për të shpëtuar jetë”, tha Fadil.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Qeveria deri të martën do të publikojë masat anti-krizë

Story i radhës

Një ndeshje ku askush nuk e priste

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë