Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë këto ditë në vëmendje të madhe.
Vetëm një muaj më parë ajo pati një përplasje me partnerin e saj, Feron, pasi ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj saj.
I njëjti qëndroi në paraburgim prej 30 ditësh, gjersa u tha se do të përballen me njëri-tjetrin në gjyq.
@arbenitaism
Pavarësisht dramës së bujshme, dyshja janë parë shpesh së bashku nëpër rrugët e qytetit të Gjilanit.
Megjithatë, modelja nga Kumanova shpërndau një video në TikTok, me anë të të cilës bëri sërish lëmsh ndjekësit për marrëdhënien me Feron.
“Unë që po divorcohem duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, ka shkruar ajo.
Nuk dihet nëse janë duke u ndarë me të vërtetë apo nëse kjo është vetëm një kamuflazh i tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.
Fero nga ana tjetër njoftoi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.