“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja – historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

April 9, 2025
1 minut lexim

Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në spektaklin e së martës, ku Gjesti është parë me qëndrimin e tij të zakonshëm të fortë dhe të sigurt.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia vetë, por mbishkrimi i saj provokues: “Unë nuk luaj lojë, unë jam loja. Historia e Big Brotherit”.

Kjo deklaratë, e cila me gjasë është shkruar nga persona të afërt që menaxhojnë profilin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ka ndarë mendimet e ndjekësve në dy fronte.

Një pjesë e madhe e fansave e mbështetën me entuziazëm, duke e konsideruar Gjestin si një figurë kyçe në këtë edicion dhe si një personazh që ka dhënë shumë për show-n.

Nga ana tjetër, pati edhe komente kritike që e quajtën përshkrimin “arrogant” apo “të ekzagjeruar”, duke e konsideruar se ky lloj vetëquajtje si “histori e Big Brotherit” mund të mos i pëlqejë publikut të gjerë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, SHKSHMK mbyll operacionin, s’ka gjurmë të tij…

Story i radhës

Deputetja Saliu kritikon votimin e Qeverisë kundër rezolutës për Palestinën: Të jepen shpjegime për këtë vendim të paprecedentë

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë