“Unë nuk e sulmoj dhe as e llogaris fare atë”, Meta: Rama i mbaruar, është i ikur për çështje javësh!

min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama do të ikë shumë shpejt nga pushteti.

Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.

Debati:

Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.

Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.

Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminale është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik.

Meta: Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë.

Meta: Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen. Unë nuk e llogarisë fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikë në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i iku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasti i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon Dua Lipa

Story i radhës

​Destabilizohet furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424