“Unë jam Meta, ato janë super budallenj”, presidenti: Askush nuk mund ta varrosë pluralizmin politik

February 9, 2022
1 minut lexim

 Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat mesditën e kësaj të mërkure ka folur dhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do të vendosë shkarkimin e tij.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se do të dëshironte që 24 korriku të ishte sot ose nesër, por duhet të presim dhe atë ditë do të zhvillojë një festë për tu pasuar më pas me një referendum me popullin e 2 marsit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se askush nga rilindasit ndërkombëtar, mavi dhe blu nuk mund të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri do të marrin së shpejti përgjigjen e duhur.

Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit, nuk do të blindohet asgjë, me 24 korrik do të bëjmë një festë të gjithë sëbashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit që është shtuar shumë së fundmi me gjithë këto falsifikime. Por do të jemi të vetëpërmbajtur, por nëse palët sillen normalisht dhe presidenti është në sjellje normale, por kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ai që kemi parë që ju tashmë e dini ku filmi dhe teatri janë rrëzuar jo si godinë por teatri politik presidenti do të jetë njësh me kushtetutën. Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ato që kanë menduar që në mënyrë mafioze, rilindjasit mavi dhe blu që kanë menduar varrosjen e pluralizmit politik në Shqipëri do të marrin përgjigjen  dhe ndëshkimin e duhur. Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, u them atyre ju jeni yje vetëm informoni drejt”, la thënë Meta./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkimi Evropian zbulon planin për të prodhuar çipet në Evropë

Story i radhës

Prag lufta, në sytë e një shqiptari në Kiev

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë