“Unë i paralajmërova për tërmetin”/ Meta flet për shkarkimin e papritur të Shvarc nga presidenca

min lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot nga Jala për kapjen e rusëve dhe ukrainasit në Gramsh. Meta u shpreh se qeveria del zbuluar para situatave që e zënë pa përgatitur, ndërsa kujtoi periudhën e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.

“Unë lexoja paralajmërimin e një prej shkencëtareve më të mëdhenj për tërmetin. Ata nuk kishin asnjë mjet dhe nxirrnin shkresën që u jepja unë dhe ia jepnin portaleve me Endri Fugën dhe thonin është  çmendur presidenti. Tani do ikë ai sepse u bënë 10 vjet”, tha Meta.

Ai foli për shkarkimin e Edvin Shvarc nga presidenca duke nënvizuar se nuk beson ende në vërtetësinë e këtij lajmi pasi shtoi se ai ka qenë institucion i palëvizshëm brenda presidencës.

“Nuk besoj të jetë e vërtetë sepse ai ka qenë një institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë. Mund të jetë lajm për të shmangur vëmendjen nga afera e Inceneratorëve dhe Portit të Durrësit.

Pas 5 vitesh riktehehem në Jalë dhe jam i lumtur që vij te të rinjtë dhe të rejat. Ishte një mundësi për të dëgjuar edhe për të mësuar më shumë prej tyre. Por edhe për t’u bërë gati për këtë start të ri”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Greva shkakton tollovi para komunës së Prishtinës

Story i radhës

Lukashenka thotë se avionët bjellorusë janë gati të mbajnë armatim bërthamor rus

Të fundit nga