“Unë e dua Shkupin”, thotë pasardhësi i Skëndërbeut

Loris Castriota Skanderbeg sot ka vizituar Shkupin, transmeton TV21. Ai në sheshin “Skëndërbeu” në Çarshi të Shkupit tha se historia nuk është treguar bujare me shqiptarët dhe se trojet shqiptare janë ndarë në disa pjesë. Loris thotë se duhet të vazhdojmë rrugën e Nënë Terezës, për t’i treguar gjithë botës se sa njerëz të mëdhenj janë shqiptarët.

“Shqiptarët janë njerëz të mëdhenj, njerëz të bashkuar dhe kanë nevojë për respekt nga e gjithë bota, sepse historia nuk është treguar bujare me shqiptarët dhe territori i shqiptarëve është ndarë në shumë pjesë. Është koha e krenarisë shqiptare, e historisë madhështore, që çdokush në botë ta njeh këtë histori. Ky është një nga monumentet që e dëshmon këtë, që është bërë nga Skëndërbeu, por edhe nga të gjithë heronjtë që e bënë këtë shtet të madh. Kështu Nënë Tereza është një simbol tjetër që e bëri këtë shtet të njohur në të gjithë botën dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, që të gjithë ta dinë se sa i mirë është Skupi, se sa e madhe është Shqipëria. Unë e dua Shkupin”, tha Loris./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Story i radhës

MSH: 50 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën e gripit sezonal

Të fundit nga