“Uluni me fëmijën tuaj dhe shpjegoni atij…” – Arben Taravari me disa këshilla për prindërit para fillim vitit shkollor

August 24, 2023
1 minut lexim

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, neurolog me profesion ka shkruar një shkrim në Facebook për prindërit, të cilët i këshillon për disa veprime që duhet t’i bëjnë me fëmijët e tyre para fillim vitit shkollor, përcjell TV21.

Shkrimi në formë të integruar:

“Së shpejti fillon viti i ri shkollor!

Uluni me fëmijën tuaj dhe shpjegoni atij se të jesh shumë i gjatë, i shkurtër, i shëndoshë, i hollë nuk është për të qeshur…

Ose nëse shoku apo shoqja mban syze ose të njëjtat këpucë çdo ditë.

Shpjegojini fëmijës tuaj se çanta e vjetër e shpinës mbart të njëjtat ëndrra si ajo e re.

Ju lutemi mësoni fëmijën tuaj të mos përjashtojë askënd sepse është i varfër ose “ndryshe”.

Shpjegojini fëmijës suaj se ngacmimi dhemb dhe se ata shkojnë në shkollë për të MËSUAR, JO për të konkurruar.

Të gjithë kemi vlerë të barabartë.

Edukimi fillon në shtëpi!” ❤️

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

FIBA lanson programin inovativ të përgatitjes për basketbollin 3×3

Story i radhës

Dy të rinjtë e plagosur në Shëngjin krijuan shqetësime në lokalin e 3 vëllezërve, ishin nën efektin e alkoolit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë