E paprecedentë ajo që ka ndodhur në Argjentinë. Skuadra e Aldovisi humbi 0-2 në transfertë me Godoy Cruz dhe pas 13 ndeshjesh numëron 9 disfata, 2 fitore e 2 barazime, duke u renditur në vendin e parafundit.
Ultrasit e Aldovisi nuk e kanë duruar më këtë situatë me skuadrën e tyre të zemrës dhe pas ndeshjes kanë shkuar në qendrën stërvitore te klubit dhe u kanë vënë flakën pesë makinave.
Ato u përkisnin Jose Devecchi, Jonathan Zacarias, Francisco Cerro, Chaco Martinez dhe një anëtari të stafit të trajnerëve. Ultrasit ishin futur në ambientet e klubit pasi kishin kërcënuar rojet e sigurisë.
Automjetet djegura ishin një Peugeot 308, një VW Polo, një Toyota Etios, një Mercedes Benz A200 dhe një VW Suran, sipas gazetës La Capital. Futbollistët, kur shkojnë në transferta zakonisht i lënë makinat në qendrën e klubit dhe këtë herë kjo ka rezultuar fatale.