Ulpiana e Lipjanit ka arkëtuar tre pikë të mëdha në takimin e javës së shtatë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Lipjanasit shënuan fitoren me rezultat 2:1 në derbin me rivalin lokal, Arbërinë e Dobrajës së Madhe.
Futbollistët Murati dhe Tasholli shënuan për fitoren e Ulpianës.
Pas javës së shtatë, Ulpiana kryeson me 16 pikë dhe Arbëria renditet në vend të shtatë 7 sosh.
“Ashtu edhe siç pritej nga të gjithë derbin lokal e fitoi skuadra bardh e kaltërt, krenaria e qytetit KF Ulpiana”, shkruan në faqen e klubit.