Ulja e çmimeve! Mickoski: Definohen çmimet për shportën e Vitit të Ri – LSDM: Shporta e vjeshtës ishte dështim!

November 9, 2024
1 minut lexim

 

Tashmë janë definuar produktet që do të përfshihen me shportën konsumatore të Vitit të Ri, deklaroi Kryeministri Mickoski gjatë një prononcimi për mediat në Veles.

Sipas tij, tashmë janë definuar edhe çmimet, duke u shprehur I bindur se shporta konsumatore e vjeshtës ka dhënë rezultate, sipas tij, ku qytetarët kanë ndjerë efektet që janë konfirmuar edhe nga shifrat.

“Sa jam i informuar nga Ministri I Ekonomisë, është vënë komunikimi me Odat, është definuar lista e produkteve dhe artiklave për Vitin e Ri, janë definuar edhe çmimet. E patë se pas shumë kohësh, inflacioni mujor është në minus, respektivisht jemi në deflacion kur të krahasohen tetori dhe shtatori. Më vjen keq që opozita këtë e ka kritikuar, por shifrat janë të pamëshirshme”, deklaroi Mickoski. 

Por, opozita vazhdon të insistojë se masat qeveritare për “ngrirjen” e marzhave ose e ashtuquajtura “shporta e vjeshtës” ka qenë masë e vonuar dhe se përvec tregtarëve, qytetarët nuk e kanë ndjerë lirimin e çmimeve.

LSDM reagim

“Shprta Sindikale Konsumatore tregon se për një familje katëranëtarëshe duhen 61.29 denarë, vetëm 57 denarë është ulur në tetor. Masat nuk sollën benefite për qytetarët. Është e qartë se Ministri i Ekonomisë jeton në dy planete të ndryshme, për shkak se sipas Entit Shtetëror për Statistika, çmimet me pakicë me pakicë në tetor janë ulur për 0.1%. Nëse krahasojmë tetorin 2023 me tetorin 2024, harxhimet jetësore janë rritur për 3.5%, kurse çmimet me pakicë për 3.9%.”

Socialdemokratët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtoje dhe t`i miratojë ligjet që propozohen nga LSDM-ja për uljen e çmimeve, sikurse është Ligji për shfuqizimin e TVSH-së për ushqimin, ku sipas tyre, qytetarët do të kursenin deri në 2.000 denarë në muaj. LSDM-ja gjithashtu kërkon që të zbatohet Ligji për praktika jo të ndershme tregtare, për të parandaluar rritjen e sërishme të çmimeve dhe Ligjin për pagë më të lartë minimale, në kohën kur, sic thonë, socialdemokratët, paga mesatare është ulur për 1.000 denarë.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, takim me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë për huanë hungareze

Story i radhës

Kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Për disa politikanë problemet ende nuk kanë nisur, do të nisin së shpejti

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë