Ulja e çmimeve: Ligji hyri në fuqi por s’ka lirime të produkteve ushqimore!

September 29, 2024
1 minut lexim

 

PËRFSHIHEN RRETH 2.500 PRODUKTE USHQIMORE

Hyri në fuqi Ligji për praktika jo të ndershme tregtare, por duket se nuk ka lirim të çmimeve të produkteve ushqimore. Kështu të paktën deklarojnë blerësit, që takuam në një treg të Gjelbërt të Shkupit.

“Në treg nuk ka, ndërsa nëpër shitore diçka ka diçka jo, në treg mendoj se nuk ka, domatet vazhdojnë të kenë çmimin 100denarë, 150denarë, por kjo është, kjo është e verteta”.

Rritjen e pagave e hëngri inflacioni – thonë qytetarët duke pohuar se fare nuk ndjehet në buxhetin e tyre familjar, nëse cmimet do të lirohen për 10%

“I pa rëndësishem, i pa rëndësishem por ka pak”.

“Ulje të çmimeve nuk ka, së pari i ngriten çmimet, Qeveria njoftoi shumë herë se do të ulen çmimet por ato u rriten dhe sërisht janë kthyerë çmimet e vjetra, gjithçka është si ka qenë janë çmimet e vjetra”.

“Po jo, unë marë gjithçka nga 50denarë nuk di nëse ka ulje”.

Me ligjin për praktika jo të ndershme tregtare përfshihen 2.546 produkte marzha e të cilëve kufizohet në maksimalisht 10%. Kompetentët presin uljen e cmimeve për 10% dhe deri në nëntor të harxhohen rezervat e blera me marrëveshja të vjetra.

Komisioni për mbrojtjen e konkurencës është kompetente nëse respektohet ligji. Dënimet janë deri 20.000 euro, por tregtarët fituan edhe tre muaj “grejs periudhë”. Dënimet do të nisin pas vitit të ri, deri atëherë vetëm do të mbikqyren.

Ndërkohë, llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave thonë se në shtator harxhimet minimale për një familje 4-anëtareshe shkojnë deri në 61.306 denarë apo 107 denarë më shumë krahasuar me gushtin. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nga 1 nëntori do të rritet çmimi i energjisë”, Meta: Indeksimi i pensioneve me 4.1%, tallje e qeverisë

Story i radhës

Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Kaliforninë Qendrore

Të fundit nga

ShkoLartë