Ulet borxhi publik/ Ministria e Financave: Gjatë 2022 është ulur me rreth 4.4%

February 22, 2023
1 minut lexim

 Ulet borxhi publik. Statistika të ministrisë së financave tregojnë se në fund të vitit 2022 borxhi publik pësoi një ulje me 4.4% nëse e krahasojmë më një vit më parë. Kjo tregon se financat shqiptare kanë nisur stabilizimin pas tejkalimit të periudhës së pandemisë gjatë së cilës borxhi pësoi një rritje të fortë.

Aktulisht rezulton se viti i kaluar është mbyllur me një borxh që ka arritur në nivelin 68.8% nga 73.2% që ishte në 2021. Efekte pozitive në uljen e borxhit publik ka dhënë edhe niveli i nflacionit. Si pasojë e rritjes së çmimeve të ndikuara nga konflikti Rusi-Ukrainë në buxhet të ardhurat janë rritur me gati 13% në krahasim me një vit më parë.

Sipas Ministrisë së  Financave të ardhurat totale në buxhet të arkëtuara për vitin 2022 ishin 572.7 miliardë lekë, ose 62 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.Sipas programit ekonomik të  ministrisë së financave 2024-2026 theksohet se konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik janë  thelbësor për uljen e risqeve, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike.

Trendi rënës i nivelit të borxhit public pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme duke prekur nivelin 64 % në vitin 2026. Vlerësimet janë optimiste edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike.Ecuria ekonomike parashikohet në normën 2.6 përqind për vitin 2023 dhe parashikohet mesatarisht rreth 3.9 përqind në vit përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2024-2026.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Torres: Isha në fund të një pusi

Story i radhës

Agron Kuka me disa fjalë për Driton Kukajn dhe Arsim Maxherën 

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 8 janar

Përurohet objekti i shkollës “Halil Alidema”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Pozheran i Vitisë, ora 10:00) Përurohet çerdhja e fshatit në objektin e adaptuar nga shkolla.

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë