Ulen ndjeshëm temperaturat në Maqedoni, moti sot me reshje shiu

min lexim

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë jugore.

Reshjet do të jenë më të bollshme (parashikohet të bjerë mbi 25 l/m2 sediment ujor).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.

UV indeksi do të jetë = 4.

Në Shkup do të mbaj mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë.

Do të fryjë erë mesatare e fortë nga jugu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Të dielën në mëngjes do të ketë ende reshje lokale shiu, ndërsa gjatë ditës vranësitë do të zvogëlohen.

Do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore (rreth 10 gradë), ndërsa nga e hëna do të ulet ndjeshëm edhe temperatura e mëngjesit.

Story i mëparshëm

Në ditën e saj të lindjes, këngëtarja e njohur shqiptare merr mesazhin e pazakontë nga ndjekësi

Story i radhës

Qendra Studentore do të pranojë 4 mijë studentë

Të fundit nga