ulen ndjeshem fatalitetet dhe rastet pozitive ne shqiperi ministria e shendetesise publikon shifrat 61fd6f9444780

Ulen ndjeshëm fatalitetet dhe rastet pozitive në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

February 4, 2022
min lexim

Në 24 orët e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë dy paciente kanë humbur jetën, 5 më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë ulje ka edhe në infektime, pasi nga 3722 testime kanë rezultuar pozitiv 931 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”, thotë ministria

SITUATA NE 24 ORË

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 931 qytetarë, në këto bashki:

374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë,  Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.

Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (04 Shkurt  2022)

 

Raste të reja ditore          931

Të shëruar në 24 orë       2,094

Të shtruar në spitale       127

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                3,722

 

Testime totale                1,686,583

Raste pozitive                 263,172

Raste të shëruara          244,539

Raste Aktive                    15,262

Humbje jete                     3,371

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6,389

Fier                 1,677

Shkodër          1,517

Vlorë               1,156

Elbasan           956

Gjirokastër       823

Berat                787

Lezhë               642

Korçë               525

Durrës              351

Kukës               302

Dibër                128

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0bcd0b0d0bad0b5d0b4d0bed0bdd186d0b8d182d0b5 d0b2d0be d0b1d183d0b3d0b0d180d0b8d198d0b0 d0bdd0b5 d0bcd0bed0b6d0b5 d0b4d0b0 d0b3d0b8 d181 61fd6f1f7efa6
Story i mëparshëm

Македонците во Бугарија не може да ги снема, вели Стојков од ОМО „Илинден Пирин“

ndeshjet e kupes se kosoves luhen me tifoze 61fd6fd346048
Story i radhës

Ndeshjet e Kupës së Kosovës luhen me tifozë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë