Ukrainë, të paktën 4 të vdekur nga sulmi rus në qytetin Lviv

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko njoftoi se 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pasi raketa ruse goditi një ndërtesë në qytetin Lviv, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Klymenko tha se mbrëmë ushtria ruse ka kryer sulm kundër civilëve.

Duke shpjeguar se në vendngjarje vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, Klymenko tha: “Që nga mëngjesi kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë. Ndërkohë janë shpëtuar 7 persona dhe janë evakuuar 64 të tjerë”.

Klymenko tha se kanë informacione se ende ka njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se në 24 orët e fundit Rusia ka kryer sulm me 5 mjete ajrore pa pilot në Ukrainë dhe se të gjithë objektivët janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes.

Më tej thuhet se ushtria ruse në ditën e fundit ka kryer 59 sulme ajrore ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve ushtarake të Ukrainës si dhe 65 goditje nga sistemet multi-raketahedhëse.





Story i mëparshëm

Nga Shkupi, Rama do të udhëtojë në Kosovë! Për dy ditë do të vizitojë pesë shtete – agjenda e plotë

Story i radhës

Gjuha e Muhaxherit ndaj Kurtit, reagon ashpër familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez