Ukrainë, rritet në 36 numri i civilëve të vrarë në sulmin e Rusisë në Dnipro

January 16, 2023
1 minut lexim

Numri i civilëve të vrarë në sulmin me raketa nga ushtria e Rusisë në qytetin e Ukrainës, Dnipro, është rritur në 36 dhe numri i të plagosurve në 75, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Policia Kombëtare e Ukrainës në Telegram, u dha informacione për përpjekjet e kërkim-shpëtimit në fushën e rrënojave, pasi raketa ruse goditi banesën 9-katëshe në qytetin e Dnipro më 14 janar.

Në deklaratë thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën 36 civilë, 2 prej tyre fëmijë, dhe se numri i të plagosurve është rritur në 75, nga të cilët 15 fëmijë.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonën e rrënojave vazhdojnë prej 3 ditësh.

Në Dnipro, ku u mbajt zi treditore për shkak të vdekjes së civilëve në sulm, banorët vendas vazhdojnë të sjellin ndihma për të pastrehët si pasojë e shkatërrimit të banesës 9-katëshe.

Njerëzit lënë lule dhe qirinj në zonën e rrënojave për të përkujtuar ata që vdiqën në sulm.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çavuşoğlu: SHBA-ja ka filluar të prishë ekuilibrin që ruan mes Türkiye-s dhe Greqisë

Story i radhës

Ministrja e Jashtme e BeH-së në Ankara: Me një Türkiye të fortë, Ballkani Perëndimor është më i fortë

Të fundit nga

ShkoLartë