ukraine i akuzuar per pastrim parash arrestohet ish shefi i kabinetit te zelenskyt 6a05b226b0466

Ukrainë/ I akuzuar për pastrim parash, arrestohet ish-shefi i kabinetit të Zelenskyt

May 14, 2026
1 minut lexim

Gjykata më e lartë kundër korrupsionit në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, mbi dyshimet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave.



Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa gjykata ka caktuar edhe një garanci lirimi me kusht në vlerën e 140 milionë hryvnias, rreth 3.19 milionë dollarë, duke i hapur mundësinë Yermakut të lirohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të çështjes.

Yermak, i cili për pesë vite konsiderohej një nga njerëzit më të afërt të presidentit ukrainas dhe një figurë kyçe në komunikimet me Shtetet e Bashkuara, kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar mes polemikave të shumta për ndikimin e tij të madh në strukturën e pushtetit në Kiev.

Largimi i tij erdhi në një periudhë tensionesh të brendshme politike dhe hetimesh që lidhen me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit gjatë mandatit të Zelensky-t, ku zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë janë përfshirë në akuza për përvetësim mbi 100 milionë dollarë në sektorin e energjisë.

Edhe pse vetë Zelenskyy nuk është i përfshirë në skemë, sipas hetuesve, skandali ka dëmtuar imazhin e tij dhe ka shtuar dyshimet e hershme për korrupsionin e rrënjosur në Ukrainë – diçka që Zelenskyy është përpjekur ta çrrënjosë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lsdm pse mickoski dhe fillkov nuk i dergojne dokumentet per ekstradimin e gruevskit 6a05a037c5d78
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Pse Mickoski dhe Fillkov nuk i dërgojnë dokumentet për ekstradimin e Gruevskit

iata rritja e cmimit te biletave te avioneve e pashmangshme 6a05bc51ee197
Lajmi i radhës

IATA: Rritja e çmimit të biletave të avionëve, “e pashmangshme”

Të fundit nga

ShkoLartë