Një peticion i hapur për t’i dhënë kryeministrit në largim të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson shtetësinë ukrainase dhe për ta bërë atë kryeministër të vendit, ka mbledhur më shumë se 2,500 nënshkrime disa orë pasi u vendos në faqen zyrtare të peticioneve të Ukrainës të martën, raporton Al Jazeera.
Johnson mbetet një figurë kulti në Kiev për mbështetjen e madhe ndaj Ukrainës, ndërsa ajo lufton pushtimin e Rusisë.
Piktura, murale dhe madje edhe ëmbëlsira në kryeqytetin e Ukrainës kanë ngjashmërinë e njeriut që disa ukrainas e quajnë me dashuri “Johnsoniuk”.
Peticioni, drejtuar presidentit Zelensky, rendit pikat e forta të Johnson si “mbështetje mbarëbotërore për Boris Johnson, një pozicion i qartë kundër pushtimit ushtarak të Ukrainës dhe mençuri në sferat politike, financiare dhe ligjore”.