Pasi gadishulli i Krimesë, më saktë qyteti Novofedorovka, u trondit nga shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video në të cilën talleshin disi me rusët.
Në një video prej 35 sekondash, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se njerëzit kanë mundësinë të kalojnë pushimet e tyre verore në disa vende në mbarë botën.
Aty ndër të tjera shfaqen Dubai, Antalia dhe Kuba. Megjithatë, ministria tha se disa njerëz ende zgjedhin Krimenë për pushimet e tyre verore.
“Është një gabim i madh”, ishte mesazhi i ministrisë ndërsa në sfond luheshin skenat e shpërthimeve në bazën ushtarake, si dhe deklaratat e rusëve, të cilët u mërzitën nga skenat dhe u larguan nga Krimea.
“Përveç nëse duan një pushim veror të pakëndshëm të nxehtë, ne i këshillojmë mysafirët tanë të çmuar rusë që të mos vizitojnë Krimenë ukrainase. Sepse asnjë sasi kremi kundër diellit nuk do t’i mbrojë ata nga efektet e dëmshme të pirjes së duhanit në ambiente të paligjshme”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ndryshe, kolona të gjata me vetura të qytetarëve rusë janë parë duke braktisur ishullin ukrainas, i cili ishte pushtuar në vitin 2004.