Ukrainasit sfidojnë sulmet ruse, e presin me brohoritje Vitin e Ri 2023

January 2, 2023
1 minut lexim

Ukrainasit brohoritën nga ballkonet e tyre duke mirëpritur vitin e ri, ndërsa mbrojtja ajrore e tyre u kundërpërgjigjej raketave dhe dronëve rusë, ndërsa Moska e filloi 2023-in duke sulmuar objektiva civilë anembanë Ukrainës.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se kishte shkatërruar 45 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës — 32 prej tyre të dielën pas mesnate dhe 13 në orët e vona të së shtunës.

Presidenti rus Vladimir Putin sinjalizoi se agresioni ndaj Ukrainës nuk do të ndalet, në një fjalim të zymtë dhe sfidues për Vitin e Ri që ishte në kontrast me mesazhin shpresëdhënës nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy që shprehu mirënjohje dhe unitet.

Ndërsa binin sirenat e paralajmërimit në Kiev, disa persona brohoritën nga ballkonet “Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve!”

Sulmet e natës shkaktuan dëme minimale në qendër në kryeqytetit dhe sipas njoftimeve paraprake nuk kishte të plagosur apo viktima, tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në mediat sociale. Sulmet e së shtunës kishin goditur godina banimi dhe një hotel në kryeqytet, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink dënoi në Twitter sulmet ruse duke thënë se “Putini ende nuk e kupton se ukrainasit janë të hekurt.”/VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I mituri humb dorën, i riu plagoset – digjen dhe 59 makina

Story i radhës

Janari vjen me një ngjyrë të re flokësh që duket perfekte për të sfiduar të ftohtin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë