ukrainasit rrezojne dronin me te shtrenjte rus kushton mbi 300 mije dollare 67f663e722a03

Ukrainasit rrëzojnë dronin më të shtrenjtë rus – kushton mbi 300 mijë dollarë

April 9, 2025
1 minut lexim

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar dronin vëzhgues rus Merlin-VR që konsiderohet si më i shtrenjtë në arsenalin e ushtrisë ruse – ku sipas ekspertëve kap vlerën e mbi 300 mijë dollarëve.

Rrëzimi i dronit u organizuar nga brigada e mekanizuar e 63-të në bashkëpunim me njësitë artilerike.

Droni është rrëzuar në vijën e frontit në Lyman, ku po zhvillohen beteja të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

Pamjet e filmuar nga ajri, shfaqin momentin kur droni rus goditet nga një dron tjetër në një lartësi prej disa kilometrash.

Bëhet fjalë për dronin Merlin-VR mund të ngritet deri në 5 kilometra lartësi dhe të fluturojë për plotë dhjetë orë – duke mbuluar një rreze prej 600 kilometrash. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te bayerni jane te bindur se do ta permbysin interin 67f6602ae58e8
Story i mëparshëm

Te Bayerni janë të bindur se do ta përmbysin Interin

violete kukaj sensuale edhe me veshje tradicionale 67f6659115868
Story i radhës

Violetë Kukaj sensuale edhe me veshje tradicionale

Të fundit nga

ShkoLartë