Ukrainasit regjistrojnë bisedën telefonike të ushtarit rus dhe të dashurës së tij: Komandanti na ka lënë, duam ta gjejmë dhe ta qëllojmë

November 22, 2022
1 minut lexim

CNN ka arritur të sigurojë audio-incizimin e një bisede telefonike mes një ushtari rus dhe të dashurës së tij – ku ai e përshkruan se situata në fushëbetejë i ngjason “Luftës së Tretë Botërore”.

Bisedën e kanë përgjuar shërbimi sekret i Ukrainës, që arritën të futen në valë dhe të regjistrojnë tërë bisedën.

“Kemi gjuajtur me raketa pozicionin ku gjendej komandanti ynë. E pabesueshme, mblodhi njësinë e tij për 30 minuta dhe u tërhoq. E çfarë po ndodhë me ne, a nuk jemi edhe ne njerëz? Do ta gjejmë dhe do ta qëllojmë. Askush nuk do të fillojë hetimet”, i thotë të dashurës së tij ushtari rus.

Ai gjithashtu është ankuar se nuk po mund të largohet nga zona ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Në njësinë tonë kanë qenë 96 ushtarë, e tani janë më pak se 50. Nuk e dimë çfarë na pret. Nganjëherë tanët gjuajnë në ne, pasi idiotët nuk i shohin koordinatat tona. Ky mobilizim është i dështuar dhe i tmerrshëm. Askush nuk mund të shkojë në shtëpi derisa për këtë të jap urdhër Putini”, shtoi ushtari që gjykuar nga zëri dukej shumë i shqetësuar.

“Nuk mundemi assesi të kthehemi. E po të mos ishim ne këtu, ukrainasit tashmë do të ishin në kufirin tonë. Jam shumë pranë shkatërrimit të nervave. Po frikësohem nga çfarëdo që lëvizë në pyje, menjëherë hidhem në tokë”, tha për fund ushtari rus. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca i bën thirrje veçanërisht Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat

Story i radhës

Giroud: Kam 11 vite që jam pjesë e kombëtares

Të fundit nga

ShkoLartë