Ukrainasit publikojnë pamjet, pretendojnë se shfaq shkatërrimin e 18 autoblindave dhe tankeve ruse

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 18 mjete të blinduara ruse gjatë një aksioni në jug të vendit gjatë të shtunës.

Forcat ruse kanë humbur tre tanke në këtë sulm në jug të rajonit Zaporizhzhia, është bërë e ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Ukrainasit nuk dhanë detaje shtesë, por kanë shpërndarë videon që pretendohet se shfaq sulmin mbi makinerinë luftarake ruse përgjatë frontit jugor.

Në anën tjetër, ukrainasit kanë arritur këto ditë të rrëzojnë disa helikopterë dhe aeroplanë luftarakë të Kremlinit.

Madje janë publikuar edhe pamjet të rrëzimit të tyre, disa në zona malore e disa në ujë, duke u shfaqur “topat e zjarrtë” në qiell derisa goditeshin.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova merr pjesë në turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya

Story i radhës

Shkencëtarët vijnë me një teori tjetër që shpjegon arsyen se pse universi ynë po zgjerohet

Të fundit nga