Ukrainasit publikojnë pamjet e shkatërrimit të helikopterit ushtarak rus në Moskë

1 minut lexim

Inteligjenca mbrojtëse e ukrainasve ka njoftuar se një helikopter ushtarak rus Mi-24, është shkatërruar nga zjarri që shpërtheu në rajonin e Moskës.

“Helikopteri Mi-24 është shkatërruar gjatë natës mes 9 dhe 10 nëntorit në bazën ajrore Klin-5 në rajonin e Moskës”, thuhet në raportin e inteligjencës mbrojtëse ukrainase.

Raportohet se helikopteri i djegur i përkiste skuadriljes për hulumtime ajrore, dhe që shfrytëzohej edhe nga Forcat e Armatosura ruse.

“Inteligjenca mbrojtëse ukrainase është e vendosur që çdo pushtues të ndëshkojë në mënyrën e drejtë, për çdo krim të luftës që e kanë kryer kundër Ukrainës”, u tha ndër tjera.

Pamjet amatore shfaqin helikopterin e përfshirë nga zjarri në periferi të Moskës, që me gjasë ishte goditur nga ukrainasit gjatë sulmit me dronë që po konsiderohet si sulmi më i madh me dronë në kryeqytetin rus. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kura e Saktë me Çaj Mali Kundër Kollës, Ftohjeve dhe Virozave

Story i radhës

Karrierë e suksesshme apo dashuri? Ja çfarë zgjedh Era Rusi

Të fundit nga