ukrainasit publikojne pamjet duke treguar se cfare shkaterruan ne sulmin ne bazen ajrore ruse 67e52424e2ee2

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

March 27, 2025
1 minut lexim

Sulmet ukrainase mbi bazën ajrore ruse Engels-2, kanë shkatërruar 96 raketa gjigante, është bërë e ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Raketat ishin planifikuar të përdoreshin për tre sulme në mars dhe prill kundër ushtrisë ukrainase.

Gjithashtu në këtë sulm janë shkatërruar shumë raketa Kh-101 dhe municion ka njoftuar Andrii Kovalenko, zyrtarë i lartë për sigurisë kombëtare të Ukrainës.

Zjarri, shpërthimet dhe shkatërrimi i raketave dhe municionit janë filmuar në një video amatore që është publikuar në rrjetet sociale.

Engels-2 është shtëpia e bombarduesve të Regjimentit të 184-të, që gjendet rreth 450 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në të ka gjithashtu edhe tre lloje tjera të bombarduesve që vazhdimisht përdoren në Ukrainë siç janë Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pronaret e psg se synojne blerjen e gjigantit spanjoll 67e520a017e51
Story i mëparshëm

Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e gjigantit spanjoll

pranon te behesh gruaja ime gjesti i ulet ne gjunje eglit banorja largohet nga tavolina 67e5260178b83
Story i radhës

“Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit – banorja largohet nga tavolina

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë