Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodhi shpërthimi në urën në afërsi të hidrocentralit Kakhovka.
Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim dhe kush është përgjegjës për këtë veprim.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq urën e cila hidhet në erë, kurse ukrainasit pretendojnë se atë e shkatërruan forcat ruse derisa po tërhiqeshin nga qyteti i çliruar i Khersonit.
Madje edhe imazhet satelitore që janë publikuar shfaqin trupat e Vladimir Putinit, duke u tërhequr nga Khersoni në lindje të brigjeve të lumit Dnipro.
Pamjet janë filmuar gjatë natës dhe tregon momentin kur një top i madh i zjarrtë krijohet dhe re të zeza tymi ngritën në qiell.